Kryetarë të partive, cilët ju duan më shumë, ne që ju kritikojmë, apo bashkëpunëtorët tuaj?!

Maqedonia

Kryetarë të partive, cilët ju duan më shumë, ne që ju kritikojmë, apo bashkëpunëtorët tuaj?!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 2 gusht 2020 Në ora: 12:03
Sulejman Mehazi

Në kohën e fundit jemi në hall të madh me simpatizantë partiashë që na kritikojnë, na shajnë hapur, po dhe tinëzisht, e disa ndoshta janë adhurues të partive po që s’ia kanë parë hajrin na përgëzojnë për shkrimet  kritike ndaj liderëve politikë të partive të tyre. O ju që na shani, kritikoni, që na përgëzoni e na lëvdoni, t’ju tregojmë se kotë e keni, pēr shkak se nuk shkruajmë që juve t’ju hidhërojmë apo gëzojmë, nuk shkruajmë pse ia kemi inatin Ali Ahmetit, Zijadin Selës, Bilall Kasamit e Thaçit, po kritikojmë për atë se pse funksionarët e klika e partive luajnë si maca me miun me popullatën shqiptare.

T’ju themi dhe një gjë juve që na urreni, kritikoni e na shani, mos mendoni se Ali Ahmetin, Zijadin Selën e doni më shumë se ne, ju i përkrahni dhe i adhuroni, për shkak interesave tuaja personal, ju funksionarë, ministra, drejtorë, profesordoktora, dekana, ju që rini në shtëpi e merrni rrogë pa punuar fare; ju ua bëni qejfin për interesat tuaja korruptive, prostitutive, tradhtare-kombëtare. Të gjithë ju jeni fajtor ordinarë për urrejtjen dhe rënien e autoritetit të Ali Ahmetit, Zijadin Selës  te popullata shqiptare.

Prandaj një gjë ta dini, o Ali Ahmeti, se autoritetin tuaj ta kanë humbur ata që të rrinë rreth e përqark, që të respektojnë jo pse të duan, po për interes. Pa na tregoni ju, zotëri Ali Ahmeti, kush ta ka humbur autoritetin, a ne që të kritikojmë, apo miku yt i ngushtë Musa Xhaferi me skandalet e tij korruptive e seksuale.  Kush e turpëroi moralisht e shpirtrish ish-deputeten më të spikatur të partisë suaj Ermira Mehmetin, në vend që ta respektonin deputetët e ministrat tuaj si vajzë apo motër ata e deklasuan psikisht, moralisht e shpirtrisht, cili prind e burrë pas Ermirës do ta lejonte të bëhet deputete apo ministre e partisë suaj. Kush u tha "stërvina" struganëva? ne që ju kritikojmë apo miku yt më i dashur Musa Xhaferi? kush u tha "bythëbambuka" tetovarëve, ne që ju kritikojmë, apo miku yt i dashur Musa Xhaferi? Kush u tha "dele" gostivarasve, ne që të kritikojmë apo miku yt i dashur Musa Xhaferi? Si s’ju vjen turp bashkëpunëtorëve tu për kështu veprime të shëmtuara. Po a e di zotëri Ali Ahmeti se të gjithë funksionarēt e partisë suaj janē piça e të korruptuar deri në dhëmbë, çdo ministri, drejtori e sektori më i ulët i juaji është i korruptuar.

Si është e mundur për  shkurtkohë funksionarët e tu të bëhen milionerë?, si është e mundur përkrahësit e tu pseudointelektualë për 12 muaj  njëkohësishtë të magjistrojnë e doktorojnë?, aty për aty të bëhen docentë e dekanë, si mund për katër muaj anëtarët e partisë suaj të marrin shkollën e mesme? Plotësisht i japim tē drejtë ish-ministres Gordana Jankullovska që gjatë përgjimeve telefonike funksionarëve t'u u thoshte “indianci”, për shkak se i ka parë se s’janë për kurrgjë, përveç parave e femrave s’kanë menduar e vepruar asgjë për të mirën e popullatës.

Në anën tjetër shumica e shqiptarëve ju shajnë juve, sa mirë për miqtë e tu të afër, vet bëjnë punë të pista, kurse ju  i hani nga populli tërë shuplakat duke ju thënë edhe tradhtar. Prandaj zotëri Ahmeti juve kush ua ka humbur autoritetin, ne që ju kritikojmë, apo miqtë e tu funksionarë të prishur, të pasionuar për pushtet e të pa përgatitur kombëtarisht, intelektualisht, moralisht e shpirtrisht?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat