Regjistrohen 166 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 166 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orët e fundit nga 1.419 testime janë regjistruar 166 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 47 janë në Shkup, 17 në Kumanovë, 23 në Shtip, Tetova 12, Strugë 7, Dibër 1, Ohër 3, Kavadar 9, Gostivar 15, Gjevgjeli 1, Strumicë dhe Demir Hisar nga 1 rast, Makedonski Brod 10, Vinicë, Sveti Nikole dhe Negotinë nga 2 raste dhe Kërçova me 12 raste.

Momentalisht numri i të diagnostifikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 11.054. Prej tyre 6.882 pacientë janë shëruare, dhe 497 kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoni ka 3.675 raste aktive, ndërsa Shkupi ka më së shumti raste aktive me 1.372 kurse më pas vjen Shtipi me 428 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat