Filipçe: Karrigia e plazhit lehtë mund të zëvendësohet me krevat spitali

Maqedonia

Filipçe: Karrigia e plazhit lehtë mund të zëvendësohet me krevat spitali

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 15:26
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Facebook’ bëri thirrje për respektim të masave dhe protokolleve.

Sipas tij karrigia e plazhit shumë lehtë mund të zëvendësohet me krevat spitali.

“Karrigeja    në plazh lehtë zëvendësohet me krevat të spitalit. T’i respektojmë masat për mbrojtje nga Covid-19, ta ruajmë shëndetin tonë, por edhe shëndetin e prindërve tanë, gjyshërve dhe gjysheve, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se kujdesi për më të afërmit tanë”, shkruan Filipçe.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme u regjistruan 166 raste të reja dhe katër vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat