Gjenden 10 emigrantë në në rrugën Sllupçan-Vaksincë

Maqedonia

Gjenden 10 emigrantë në në rrugën Sllupçan-Vaksincë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Në rrugën lokale f.Sllupçan-Vaksincë, mbrëmë rreth orës 23:50 minuta nëpunësit policorë nga Stacioni policor Bellanoc, në automjetin motorik “reno laguna” me targa të Shkupit, kanë gjetur 10 persona emigrantë nga Pakistani, Siria dhe Bangladeshi.

Siç informuan sot nga MPB-ja, policia ka tentuar ta ndalojë automjetin “reno laguna”, i cili nuk është ndaluar në atë moment dhe më pas para hyrjes në fshatin Vaksincë, tek varrezat e fshatit është gjetur automjeti, me ç’rast shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes, ndërsa në automjet janë gjetur emigrantët.

Emigrantët janë vendosur në Qendrën e trasiti Tabanoc për procedurë të mëtutjeshme dhe merren masa për zbardhjen e rastit, kumtuan nga MPB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat