Pendarovski tregon kushtin e vetëm për qeverinë e re

Maqedonia

Pendarovski tregon kushtin e vetëm për qeverinë e re

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 09:36
Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka theksuar se në Qeverinë e ardhshme nuk guxon të ketë asnjë ministër me afera korruptive. Ai këtë e theksoi disa ditë pasi edhe duhet zyrtarisht të fillojnë bisedimet mes partive për të krijuar shumicën e re kuvendare.

Pendarovski theksoi se nga aspekti strategjik të gjithë ministrat në qeverinë e ardhshme duhet të kenë kapacitet të qartë demokratik dhe orientim proevropian.

“Ata duhet të jenë njerëz që nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë aferë me një të kaluar kriminale, pasi që sfida jonë më e rëndësishme që vjen është sundimi i së drejtës. Kjo vlen jo vetëm për eshalonin e parë, por edhe për atë të dytë dhe të tretë të funksionarëve”, theksoi Pendarovski për javoren “Fokus”.

Sipas tij, funksionarët do të duhet të kenë certifikat sigurie nga NATO, duke marrë parasysh se vendi është anëtare e Aleancës.

Gjithashtu, Pendarovski më herët tha se qeverinë mund ta bëjë secili që të paktën ka 61 deputetë të garantuar me nënshkrim pas vetes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat