Sot 74 raste të reja me COVID-19, në Tetovë asnjë

Maqedonia

Sot 74 raste të reja me COVID-19, në Tetovë asnjë

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë kryer 689 teste për coronavirus, ndërsa 74 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-14, Kumanovë-8, Shtip-13, Strugë-1, Kavadar-3, Gostivar-22, Koçan-1, Berovë-3, Vinicë-4, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2.

MSH ka regjistruar edhe tre viktima: një pacient nga Manastiri, një nga Demir Hisari dhe një nga Shkupi.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 90 pacientë të shëruar. Prej tyre në Shkup-23, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-11, Tetovë-17, Veles-1, Ohër-1, Kavadar-3, Gostivar-9, Radovish-5, Koçan-1 dhe Shën Nikollë-17.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 11.128, prej të cilëve 6972 janë shëruar, ndërsa 500 kanë ndërruar jetë. Raste aktive ka 3656.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat