Ziadin Sela flet rreth negociatave për futjen në Qeveri, s’preferon BDI-në!

Maqedonia

Ziadin Sela flet rreth negociatave për futjen në Qeveri, s’preferon BDI-në!

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:38
Ziadin Sela

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës  është duke pritur ditëve në vazhdim për të marrë vendim rreth futjes apo jo në Qeverinë e re të Maqedonisë Veriore.

Në një intervistë kryetari i ASH-së,  Sela ka deklaruar se pas seancës konstituive presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, do t’i jap mandatin partisë fituese.

“Negociatat do të vazhdojnë. Ajo çka i duhet shqiptarëve këtu në Maqedoni është të vendoset demokracia e cila në esencë është ndryshimi”, ka thënë ai.

I pyetur se a do të futej në qeveri së bashku me BDI-në, Sela tërthorazi ka thënë se nuk preferon një koalicion me Ali Ahmetin.

“Në qoftë se zgjedhjet nuk shërbejnë që qytetari të ndjehet më i lirë. Kjo qeverisje 18 vjeçare ka zgjedh që t’i kufizohet liria shqiptarit…”, është shprehur ai.

Ndryshe, Zela së bashku me Alternativën kanë fituar 12 ulëse në Parlament. Ndërsa, partia fituese e zgjedhjeve të 15 qershorit ishte LSDM-ja e Zoran Zaevit me  46 mandate, së bashku me BESA-n e cila mori 4 sosh.

Bashkimi Demokratik për Integrim arriti të fitojë 15 ulëse, VMRO-DPMNE 44, PDSH 1 ndërsa “E Majta” 2 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat