Kuvendi i Maqedonisë i verifikoi mandatet e të gjithë 120 deputetëve

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë i verifikoi mandatet e të gjithë 120 deputetëve

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:27
Foto Ilustrim

Me 116 vota “për”, pa asnjë “të përmbajtur” dhe “kundër”, janë verifikuar mandatet e të gjithë 120 deputetëve të përbërjes së re kuvendare në Maqedoninë e Veriut.

Seanca u ndërpre pas votimit të raportit nga Komisioni për verifikim, ndërsa pritet të vazhdojë pasi të dihen koalicionet në mes partive, gjegjësisht si do të formohet shumica parlamentare.

Atëherë pritet të zgjedhet edhe kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, me seancat do të kryesojë kryetari në largim Talat Xhaferi.

Kryetarja e Komisionit për verifikim Jagoda Shahpaska, tha se të gjithë anëtarët, njëzëri kanë votuar që të verifikohen mandatet e 120 deputetëve.

Në seancën e radhës pritet të zgjedhjet edhe përbërja e re qeveritare, e cila do të formohet nga shumica parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat