​Maqedoni Veriore, 88 raste të reja me koronavirus dhe 6 viktima

Maqedonia

​Maqedoni Veriore, 88 raste të reja me koronavirus dhe 6 viktima

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Për herë të parë pas shumë kohësh regjistrohet numër i ulët i rasteve ditore me COVID-19 në raport me testet e realizuara.

Në 24 orët e fundit, prej 1507 testeve janë diagnostikuar vetëm 88 raste të reja me COVID-19.

Për dallim nga java që lamë pas ku rreth 10% e të testuarve rezultonin pozitiv, sot kjo përqindje është vetëm 5,8.

Trendi i uljes së rasteve gjatë kësaj jave ka zbritur edhe mesataren e përgjithshme të të infektuarve në 10,4% ose thënë ndryshe nga 108,384 testet e bëra deri më tani pozitivë rezultuan 11,289 persona.

Përderisa 3557 është numri i rasteve aktive në Maqedoninë Veriore, në 24 orët e fundit janë shëruar 113 pacientë, duke çuar në gjithsej 7221 numrin e personave që fituan betejën me COVID-19.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga COVID-19. Dy pacientë nga Shkupi dhe nga një pacient nga Kumanova, Tetova, Gostivari dhe Shtipi.

Që nga fillimi i pandemisë 511 persona humbën jetën nga virusi korona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat