Shpallet gjendje krize në një pjesë të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Shpallet gjendje krize në një pjesë të Maqedonisë së Veriut

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 16:10
Foto Ilustrim

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi vendimin për ekzistencën e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Maqedonisë për shkak të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe tranzitit të imigrantëve dhe për shkak pandemisë dhe rrezikut të përhapjes së COVID-19. Ky vendim do të zgjasë 30 ditë që nga hyrja në fuqi.

“Ky vendim përcakton ekzistencën e një gjendje krize nga një pjesë e territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zonat e kufirit jugor dhe verior të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe aktivizohet Shtabi i Përgjithshëm i Qendrës së Menaxhimit të Krizave i cili do të jetë në seancë të përhershme dhe obligohet që të përgatit një plan veprimi për parandalimin dhe menaxhimin e hyrjes dhe tranzitit të imigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një përmbledhje të plotë të burimeve njerëzore dhe materiale – teknike të disponueshme dhe një plan për veprim të koordinuar”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ekzistenca e gjendjes së krizës e përcaktuar me këtë vendim, shtojnë nga Qeveria, do të zgjasë 30 ditë nga dita e hyrjes së saj në fuqi, ndërsa të gjithë organet e administratës shtetërore janë të detyruara të marrin masa dhe aktivitete në përputhje me rregulloret e menaxhimit të krizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat