Zaev është takuar me Ahmetin, Thaçin, Selën dhe Gashin - Bota Sot
Zaev është takuar me Ahmetin, Thaçin, Selën dhe Gashin

Maqedonia

Zaev është takuar me Ahmetin, Thaçin, Selën dhe Gashin

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 16:39
Zoran Zaev

Nga LSDM njoftojnë se lideri i kësaj partie Zoran Zaev është në konsulta të vazhdueshme me drejtuesit e partive politike që kanë deputetë në Kuvend.

“Siç njoftoi dje Zaev, nga sot bisedimet janë duke u zhvilluar, bazuar në parimet, me kryetarët e partive politike, grupet e punës, anëtarët e kryesisë së partisë, për një mandat të ri katër vjeçar të një shumice të qëndrueshme në Kuvend dhe formimin e një Qeverie të angazhuar, e cila do të ecë me shpejtësi në rrugën evropiane dhe në rrugën e ekonomisë dhe drejtësisë”, thonë nga LSDM.

Zaev, siç theksojnë nga partia, tashmë është takuar me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçin, kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin, kryetarin e ASH-së Ziadin Sela dhe kryetarin e Alternativës Afrim Gashin.

Nga atje nuk dhanë detaje në lidhje me rezultatin e takimeve të liderëve.

“Janë duke u zhvilluar konsultime të formateve të ndryshme, nëse ka ndonjë përparim në bisedime do të informojmë publikun”, shtojnë nga LSDM

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat