OBRM-PDUKM thotë se LSDM nuk ka strategji për tu përballur me pandeminë COVID-19

Maqedonia

OBRM-PDUKM thotë se LSDM nuk ka strategji për tu përballur me pandeminë COVID-19

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 13:13
OBRM-PDUKM

Zoran Zaev dhe Qeveria e kryesuar nga LSDM edhe pas gjashtë muajve prej se është paraqitur koronavirusi, nuk kanë strategji si të përballen me Covid-19 dhe pasojat të cilët dolën nga kjo krizë, thonë nga OBRM-PDUKM.

Zaev dhe LSDM nuk sigurojnë kurfarë mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, as nuk ofrojnë ndonjë siguri apo dalje nga situata.

Numri i të sëmurëve është mbi 11 mijë apo pothuajse gjashtë herë më i madh nga parashikimet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Numri i personave të vdekur tejkaloi 500. Edhe krahas kësaj kompetentët as nuk e dinë se çka është kjo që po ndodhë tani, as ndërkaq çka pason në vjeshtë. Vështirë gjenden edhe me klasterët.

Zaev dhe Qeveria e kryesuar nga LSDM nuk dinë as si të përballen me pasojat nga koronavirusi.

Për më pak se 30 ditë fillon viti shkollor dhe nuk ka plan as për procesin arsimor. Fëmijët dhe prindërit nuk e dinë nëse do të fillojë viti shkollor me prani fizike dhe nëse është ashtu, si do të zhvillohet mësimi apo ndërkaq procesi arsimor do të zhvillohet online, thonë nga OBRM-PDUKM.

Zaev dhe Qeveria e kryesuar nga LSDM dinë vetëm një gjë – si t’u shkaktohet dëm qytetarëve dhe shtetit.

“Nevojiten hapa të qartë dhe stabil për t’u stabilizuar situata. Nevojiten politikanë të cilët do të dinë si të përballen me atë, e jo politikanë të cilët e gënjejnë dhe vjedhin popullin e vet” përfundojnë nga OBRM-PDUKM. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat