Jahoski bëhet deputet, Pllasnica me ushtrues detyre kryetar i komunës

Maqedonia

Jahoski bëhet deputet, Pllasnica me ushtrues detyre kryetar i komunës

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:19
Elsan Nurçeski

Gjatë ditës së martë (4 gusht) deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 15 korrikut kanë verifikuar mandatet kurse kjo ka lënë Komunën e Pllasnicës pa kryetar pasi Ismail Jahoski është zgjedhur deputet i BDI-së në zonën zgjedhore numër 6-shë.

Ushtrues detyre kryetar komune është zgjedhur Elsan Nurçeski, kryetar i këshillit komunal në këtë komunë.

“Jam i vendosur që ta kryej detyrën e kryetarit të Komunës së Pllasnicës me përgjegjësi dhe krenari. Me transparencë dhe kompetenca të plota do t’i kryej detyrat e kryetarit të komunës për të gjithë qytetarët” tha Nurçeski.

Sipas ligjit për vetqeverisje lokale, mandati i këshilltarit të komunës për Nurçeskin është në pushim derisa të ndryshohet roli i tij në organizatën e komunës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat