Qytetari nga Maqedonia tregon tmerrin në Bejrut: Me fat që u vonova për të shëtitur në qytet

Maqedonia

Qytetari nga Maqedonia tregon tmerrin në Bejrut: Me fat që u vonova për të shëtitur në qytet

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:39
Dushko Ristovski

Katastrofa e ndodhur në Bejrut të Libanit me shpërthimin në fabrikën e armëve ka bërë botën të solidarizohet me banorët e këtij shteti, por edhe duke dërguar ndihma humanitare për të tejkaluar këtë problem sa më lehtë.

Në Bejrut sipas informatave jo-zyrtare jetojnë më pak se pesë persona nga Maqedonia. Dushko Ristovski është njëri nga këto njerëz që për arsye të ndryshme qëndrojnë në qytetin që “shpërtheu” nëpër titujt e mediumeve në mbarë botën.

Ristovski ka folur për fakulteti.mk për tmerrin e përjetuar në momentet e shpërthimit famëkeq në Bejrut.

“Ishte ora 18:15 dhe isha duke u bërë gati për të dalë në qytet. Papritmas u dëgjua një zhurmë e madhe. U fshehëm së bashku me fëmijët pas derës së hyrjes, pasi e mendova si vend më të sigurtë, duke menduar se ndodhi tërmet. Në atë moment nuk mendova asgjë, vetëm i përqafova dhe pritja të ndalonte” tha mes tjerash maqedonasi Ristovski.

“Disa sekonda më vonë u dëgjua edhe një zë pesë herë më i fuqishëm, që i bëri të gjithë dritaret të plasnin dhe copat e qelqit të shpërndahen nëpër gjithë dhomën. Edhe pse dritaret ishin me mbrojtëse hekuri, nuk e penguan shkatërrimin e plotë. Nga kjo e kuptova se është diçka më e fuqishme se tërmet”

“Jashtë ishte kaos dhe gjithandej kishte rrëmujë. Nuk kishim valë në telefon e as internet për të komunikuar për ndihmë. Askush nuk e dinte se çka është duke ndodhur.” ka vazhduar Ristovski.

Ristovski thotë se nga banesa kishte planifikuar të dilte më herët dhe të shkonte në një vend shumë afër fabrikës që shpërtheu në Bejrut por diçka e vonoi në banesë dhe nuk ishte në afërsi të fabrikës në momentin e shpërthimit.

Përndryshe, nga kjo ngjarje në Bejrut kanë humbur jetën më shumë se 120 persona dhe janë lënduar mijëra të tjerë.

Ndryshe, autoritetet libaneze kanë nisur hetimet rreth ngjarjes tragjike teksa thuhet se disa kemikate të konfiskuara kanë shkaktuar shpërthimin në Bejrut.  Sipas Ristovskit, autoritetet vendore kanë dështuar me aksionin e shpëtimit dhe organizimin për të ndihmuar qytetarët e lënduar pas shpërthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat