113 raste të reja, 259 të shëruar dhe gjashtë persona të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni - Bota Sot
113 raste të reja, 259 të shëruar dhe gjashtë persona të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

113 raste të reja, 259 të shëruar dhe gjashtë persona të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 15:27
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1543 testime për coronavirus, ndërsa 113 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-35, Kumanovë-12, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-11, Veles-2, Manastir-7, Ohër-6 dhe vende tjera me më pak raste.

Kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë, prej tyre tre nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Struga dhe një nga Ohri. Pesë të moshës mbi 50 vjeç dhe një i moshës 22 vjeç .

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 259 pacientë të shëruar. Më shumë nga Shkupi, 103 persona.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 11399, prej të cilëve 7480 janë shëruar, ndërsa 517 kanë ndërruar jetë. Raste aktive për momentin janë 3402.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat