Kluge: E përgëzoj Maqedoninë e Veriut për angazhimin e saj, për ta luftuar Covid-19

Maqedonia

Kluge: E përgëzoj Maqedoninë e Veriut për angazhimin e saj, për ta luftuar Covid-19

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:48
Hans Kluge

Pandemia Covid-19 ritheksoi nevojën urgjente për informacion të shpejtë, efektiv dhe strategjik mbi epidemitë dhe shëndetin, si dhe nevojën për mekanizma bashkëpunues që mund të ndihmojnë profesionistët e shëndetit publik në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për Shëndet Publik të Maqedonisë së Veriut po hapin një Qendër të re për veprim në kushte të epidemive dhe urgjencave të tjera të shëndetit publik në Shkup. Kjo qendër do të sigurojë informacione të centralizuara në kohë reale, monitorim të situatës, raportim dhe këshilla se si të merren me raste të shëndetit publik dhe emergjente.

“Unë e përgëzoj Maqedoninë e Veriut për angazhimin e saj për forcimin e kapacitetit të shëndetit publik për të luftuar Covid-19. Kjo qendër e re është një shembull pionier se si OBSH-ja mund, në partneritet me autoritetet kombëtare, të forcojë sigurinë shëndetësore dhe të mbledhë sa më shumë informacione të lidhura me shëndetin publik, jo vetëm për të luftuar pandeminë aktuale, por edhe emergjencat e ardhshme që mund të ndodhin në vitet e ardhshme”, tha mjeku Hans Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat