Është rritur intensiteti i trafikut jashtë mjediseve urbane në Maqedoni

Maqedonia

Është rritur intensiteti i trafikut jashtë mjediseve urbane në Maqedoni

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 09:51
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut nëpër drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, informojnë nga LAMM. Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat