Osmani: Takimi Zaev-Ahmeti ishte shpresëdhënës, Llazar Elenovski nuk do të jetë kryeministër

Maqedonia

Osmani: Takimi Zaev-Ahmeti ishte shpresëdhënës, Llazar Elenovski nuk do të jetë kryeministër

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:29
Bujar Osmani

“Informacioni se Lazar Elenovski do të jetë kryeministër është absolutisht i pasaktë”.Këtë e theksoi zëvendëskryeministri në largim nga BDI, Bujar Osmani, në një intervistë për media.

“Ne patëm një kandidat për kryeministër në zgjedhje dhe spekulime të tilla synojnë të dëmtojnë BDI-në dhe procesin. Në momentin që do të ketë diçka konkrete, qytetarët do të informohen. Unë mendoj se ekziston një zgjidhje optimale, e cila do të jetë në interes të qytetarëve dhe shtetit”, tha Osmani, i cili kërkoi që opinioni të presë informacionet zyrtare nga palët.

Sipas tij, BDI fillimisht foli me “partnerët e saj aktualë me të cilët kanë qenë në koalicion për tre vjet, por ata nuk përjashtoi mundësinë e bisedimeve me të gjitha partitë politike.

“Ne mendojmë se është e shëndetshme të bisedojmë me të gjithë në mënyrë që të marrin në konsideratë pikëpamjet e të gjitha partive politike, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme, që të formohen institucionet sa më shpejt. Kryetari Ali Ahmeti po udhëheq këtë proces dhe nuk përjashton të gjitha partitë politike në bisedime”, tha Bujar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat