Nga 1845 testime, sot 155 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Nga 1845 testime, sot 155 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:31
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1845 testime për coronavirus, ndërsa 155 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-51, Kumanovë-11, Dibër-2, Shtip-13, Prilep-4, Tetovë-10, Strugë-3, Manastir-1, Ohër-6, Kavadar-14, Gostivar-22, Gjevgjeli-1, Probishtip-1, Demir Hisar4, Makedonski Brod-5, Vinica-2, Kërçovë-3, Negotinë-2.

Kanë ndërruar jetë edhe dy persona, njëri nga Shkupi (80) dhe njëri nga Shtipi (74).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 127 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i të infektuarve me coronavirus shkon në 11.554, prej të cilëve 7607 janë shëruar, ndërsa 519 kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat