Pendarovski në Ohër e vizitoi ekipin e zhytësve nga Batalioni i forcave speciale

Maqedonia

Pendarovski në Ohër e vizitoi ekipin e zhytësve nga Batalioni i forcave speciale

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 20:44
Foto nga vizita

Presidenti dhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski sot ka vizituar ekipin e zhytësve nga Batalioni i forcave speciale të Armatës që realizon stërvitje në kushte verore në Qendrën stërvitore në ujë në Ohër.

Pjesëtarët e ekipit e kanë informuar presidentin Pendarovski për aktivitetet rrjedhëse, janë treguar kapacitetet dhe aftësitë e tyre si dhe pajisjen që e përdorin, ndërsa janë demonstruar edhe disa trajnime demonstruese.

“Ekipi zhytës në muajin korrik ka qëndruar në Athinë të Greqisë ku bashkë me njësinë speciale greke kanë realizuar trajnim për zhytje. Me këtë njësia ka filluar ciklin e bashkëpunimit me njësinë speciale greke në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët të dy ushtrive të vendeve amëtare të NATO-s. Krahas me armatën greke, ky lloj i bashkëpunimit realizohet me më shumë armata të vendeve anëtare të NATO-s”, informojnë nga kabineti i presidentit.

Pendarovski pjesëtarëve të ekipit të zhytësve që siç thuhet në komunikatë, “aftësitë e tyre i kanë dëshmuar edhe në mbështetjen e institucioneve civile u ka dëshiruar punë të suksesshme dhe ka shprehur pritjet të vazhdojë bashkëpunimi i mëtejmë i suksesshëm me armatat partnere të Aleancës së NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat