Më shumë raste aktive me COVID-19 në Shkup, Shtip dhe Gostivar

Maqedonia

Më shumë raste aktive me COVID-19 në Shkup, Shtip dhe Gostivar

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 11.839, numri i pacientëve të shëruar është 7.664, i të vdekurve është 527, ndërsa për momentin numri i
rasteve aktive në vend është 3.648. Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë në kryeqytet, 1.335, ndërsa vetëm në Pehçevë nuk ka asnjë rast të vetëm.

Pas Shkupit, sipas numrit të rasteve aktive janë Shtipi me 400, Gostivar me 326, Kumanova me 276, Struga me 195, Tetova me 190, Dibra me 127. Statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) kanë regjistruar 85 raste të reja me Kovid-19 nga gjithsej 1.188 teste të bëra. Janë shëruar 42 pacientë, ndërsa kanë vdekur katër persona.

Në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, dr. Stojanov ka thënë se punonjësit mjekësor janë të lodhur, por nuk është çështja nëse ata do të durojnë, por edhe nëse sistemi i përgjithshëm shëndetësor financiarisht do të mund të durojë “ngarkesën”.

Sipas Stojanovit, kyçe në listën kundër Kovid-19 është respektimi i masave për mbrojtje. Sipas mjekut, tani të rinjtë janë më aktiv dhe janë të më të nënshtruar ndaj virusit, ndërsa pensionistët më shumë kanë kujdes. Të rinjtë të cilët përfundojnë në respiratorë, kanë më shumë probleme.

Lidhur me vitin shkollor, ai është decid se askush nuk mund të thotë se kur do të ndalet e gjithë situata ose kur numrat do të ulen që të jetë më sigurt shkuarja në mësim, ndërsa fëmijët patjetër të mësojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat