Inspektorja sanitare-shëndetësore në vetizolim, ka kontaktuar me të infektuar me COVID-19

Maqedonia

Inspektorja sanitare-shëndetësore në vetizolim, ka kontaktuar me të infektuar me COVID-19

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:42
Irina Sotirova Buhova

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH), Irina Sotirova Buhova është në vetizolim, për shkak se ka pasur kontakt me familjar të afërt i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Informacionin e kanë kumtuar nga ISHSSH-ja.

“Pas rekomandimit të epidemiologëve, unë jam për 14 ditë në vetë-izolim. Kam pasur kontakt me person pozitiv, anëtarë i familjes së ngushtë. Ndjej përgjegjësi ta njoftoj publikun. Ndihem mirë, nuk kam simptome. Testi i parë tregoi se jam negative, por pas rekomandimeve epidemiologjike, do të qëndrojë në shtëpi. Gjatë gjithë periudhës sa ekziston kriza e koronës, i kam respektuar të gjitha protokollet, maskë, dezinfektim dhe distancën fizike”, thuhet në kumtesën e ISHSSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat