Prokuroria ngre akuzë kundër një personi për kontrabandë kokaine

Maqedonia

Prokuroria ngre akuzë kundër një personi për kontrabandë kokaine

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 16:24
Droga e gjetur në komunën e Sarajit

Prokuroria ka ngritur akuzë kundër një personi për kontrabandë kokaine në pako bananeje. Edhe pse procesi u zhvillua kundër dy personave, ndjekja penale ndaj njërit prej të dyshuarve është ndërprerë.

Prokuroria Publike

“Me aktakuzën e ngritur, i akuzuari akuzohet se më 19.02.2020 në fshatin Krushopek, komuna Saraj, i paautorizuar për shitje ka mbajtur drogë – kokainë që peshonte 1.001 gram. Droga u gjet gjatë kontrollit të një kamioni mallrash, në pako bananesh që transportoheshin për personin juridik – pronë e të akuzuarit. “Kokaina ishte paketuar në një pako në formë drejtkëndore, me dy mbështjellës polietileni pa ngjyrë që mbanin etiketa dhe logo me  kokë cjapi.”

Më 20 shkurt të këtij viti, policia njoftoi se kishte sekuestruar një kilogram kokainë në fshatin Krushopek. Operacioni ishte pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar policor. Sipas pretendimit të atëhershëm të Ministrisë së Brendshme, një sasi shumë më e madhe droge duhej të kishte përfunduar në vendin tonë – jo vetëm 1000 gram aq sa kapi policia. Informacionet gjysmë viti më parë ishin se një kanal ndërkombëtar për tregtinë dhe transportin e kokainës me origjinë nga Kolumbia ishte ndërprerë. Pranuesi i fundit i kamionit të bananeve ku u gjet kokaina ishte “Baneks Kompani” në Krusopek.

Droga u gjet në depon e kompanisë pas një kontrolli policor. Ministria e Brendshme arrestoi katër persona gjysmë viti më parë, por vetëm një i dyshuar u akuzua. Kontrolli policor i “Baneks Kompani” në atë kohë tregoi se kompania kishte importuar fruta nga Kolumbia dhe Ekuadori 120 herë. U paralajmërua edhe hetim financiar për këtë kompani dhe hetimi që duhet të tregojë nëse kompanitë e tjera kanë lidhje me kompaninë që përveç importit të frutave, ka kontrabanduar edhe një kilogram kokainë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat