Sot 141 raste të reja dhe 161 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 141 raste të reja dhe 161 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1885 testime për coronavirus, ndërsa 141 raste kanë rezultuar pozitive.

Prej tyre në Shkup-39, Kumanovë-10, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-8, Strugë-6, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-13, Kriva Pallankë-2, Koçan-3, Probishtip-1, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Vinicë-3, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-18.

MSH informon se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë edhe një paciente nga Shkupi (51).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 161 pacientë të shëruar. Prej tyre në Shkup-60, Kumanovë-7, Prilep-4, Tetovë-3, Strugë-15, Veles-1, Ohër-3, Kavadar-7, Gostivar-35, Radovish-1, Krushevë-2, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Kratovë-2, Shën Nikollë-13, Kërçovë-5, Resnjë-1.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus shkon në 12.083, prej të cilëve 8.246 janë shëruar, ndërsa 529 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3.306.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat