Për të kaluar transit përmes Maqedonisë së Veriut nuk nevojitet test PCR

Maqedonia

Për të kaluar transit përmes Maqedonisë së Veriut nuk nevojitet test PCR

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 14:51
Foto Ilustrim

Shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe diplomatët, anëtarët e familjeve të tyre dhe shtetasit me nënshtetësi të dyfishtë nga këto vende, gjatë transitit përmes Maqedonisë së Veriut nuk duhet të paraqesin test PCR për Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë siç është rregulli për qytetarët e tjerë të këtyre vendeve.

Sipas udhëzimeve të Qeverisë dhe Ministrive të Shëndetësisë, Punëve të Brendshme dhe Punëve të Jashtme, të lëshuar më 10 korrik, për transit përmes vendit, shtetasit e katër vendeve në hyrje të vendkalimit kufitar për trafik ajror, nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, nuk është e nevojshme të paraqesin vërtetim mjekësor nga test PCR, por vetëm duhet të nënshkruajnë deklaratë dhe brenda tre orësh duhet të largohen nga vendi.

Gjatë hyrjes në vendkalimin kufitar tokësor, për të dalë nga vendkalimi kufitar për trafik ajror, nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, është e detyrueshme të tregohet biletë e aeroplanit (biletë elektronike) dhe të nënshkruhet deklaratë transiti dhe brenda tre orëve duhet ta lëshojnë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat