Një muaj në Maqedoni do të qëndrojnë 170 ushtarë nga ShBA dhe 10 nga Polonia

Maqedonia

Një muaj në Maqedoni do të qëndrojnë 170 ushtarë nga ShBA dhe 10 nga Polonia

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 17:42
Ilustrim

Në periudhën nga 19 gusht deri më 25 shtator, 170 ushtarë amerikanë dhe 10 ushtarë polakë do të jenë të pranishëm në Maqedoni, të cilët do të kryejnë stërvitje dhe trajnime të ushtarëve të Maqedonisë, informojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe pranoi informacionin, dhe në bazë të saj, miratoi vendimin për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të kryerjes së veprimtarisë stërvitore.

Vendimi ka të bëjë me miratimin e hyrjes dhe qëndrimit të 170 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 10 anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Polonisë nga KFOR, me automjete, armatime, mjete dhe pajisje teknike dhe pajisje, për kryerjen e aktivitetit ushtrimor, realizimi i të shtënave dhe trajnimeve të përbashkëta me pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili do të kryhet në poligonin e Ushtrisë Krivollak, në periudhën nga 19 gusht 2020 deri në 25 shtator 2020”, njoftojnë nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat