Dygjuhësia në polici, Qeveria kundër Agim Nuhiut - Bota Sot
Dygjuhësia në polici, Qeveria kundër Agim Nuhiut

Maqedonia

Dygjuhësia në polici, Qeveria kundër Agim Nuhiut

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 17:43
Agim Nuhiu

Qeveria e Maqedonisë së Veriut komenton shkurtimisht nënshkrimin e akteve normative nga ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, që i hap rrugë fillimit të procedurës ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat dhe emblemat e policisë. Ekzekutivit sot i dërguam 4 pyetje, që do të hidhnin dritë mbi hapat e radhës, mirëpo nga atje na kthyen një përgjigje, që nuk sqaronte asnjërën nga pyetjet tona.

“Uniformat dhe shenjat e uniformave policore përcaktohen me dekret nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministrat nuk kanë autorizimet për të miratuar dekrete”, deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket partive politike, nga LSDM-ja insistojnë që qëndrimi i tyre është i njëjtë me qëndrimin e Qeverisë. Ndërkohë lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristjan Mickoski, tha se OBRM-PDUKM nuk luhatet nga qëndrimet e mëparshme rreth Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Nënshkrimi i akteve normative një ditë më parë nga ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, për dygjuhësinë në uniformat e policisë ka ngjallur një sërë reagimesh në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Sekretarja Shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska në reagimin e saj thekson.

“Kjo është pjesë e analizës që po bën grupi i punës. Ka mendime të ndara, do të lëshohet një propozim nga Ministria i cila do të dorëzohet në Sekretariat për të parë nëse propozimet e dhëna nga Komisioni në lidhje me shtrirjen e dygjuhësisë së uniformave, do të jetë në atë nivel apo do të jetë më shumë ose më pak në varësi të kompetencës funksionale të njësive organizative , do të thotë për njësitë që kryejnë këtë funksion”, tha Magdalena Nestorovska, sekretare shtetërore në MPB.

Nga Qeveria thonë se kur kjo çështje do të jetë në agjendën e ndonjërës prej seancave qeveritare, publiku do të informohet me kohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat