LSDM: Zoran Zaevi do të jetë mandatari për qeverinë e re

Maqedonia

LSDM: Zoran Zaevi do të jetë mandatari për qeverinë e re

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 12:39
LSDM

LSDM ka bërë të ditur lideri i tyre Zoran Zaev do të jetë mandatar i Qeverisë së ardhshme e cila do të udhëheqë vendin në katër vitet e ardhshme.

Nga kjo parti thonë se në rrjedhë janë negociatat serioze për formimin e shumicës së re parlamentare dhe qeverisë së re.

“Vijojnë bisedime dhe konsultime për shumicën parlamentare dhe koalicion për mandat të plotë, katërvjeçar të qëndrueshëm. Në interes të bisedimeve në këtë moment nuk do të mundnim të jepnim hollësi”, theksoi dje zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov.

Sa i përket afateve për dhënien e mandatit Kostadinovi theksoi se për LSDM-në është i rëndësishëm qëndrimi i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski i cili thotë se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, fillojnë të rrjedhin afatet ligjore dhe se ndarja e mandatit do të jetë brenda afateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat