BDI publikon agjendën për takimin e liderëve shqiptar

Maqedonia

BDI publikon agjendën për takimin e liderëve shqiptar

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 13:57
BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim me kërkesë të partive tjera, ka publikuar agjendën për takimin e përbashkët të liderëve të partive shqiptare.

Nga BDI si pikë të parë për diskutim e kanë vendosur statusin e realizimit të përcaktimeve nga Deklarata e përbashkët për mandatin e kaluar, ndërsa do të diskutohet edhe për zgjedhjet e 15 korrikut.

“Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive parlamentare shqiptare nga 7 janari i vitit 2017 dhe takimet vijuese të partive tona politike si dhe të zotimit tonë për dakordësi për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe/ose në çdo mandat tjetër pasues, për takimin e ditës së enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, ju propozojmë agjendën vijuese:

Statusi i realizimit të përcaktimeve nga Deklarata e Përbashkët në mandatin
e kaluar; vlerësim i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 15 korrikut 2020; krijimi i Këshillit ndërpartiak në përputhje me Deklaratën e Përbashkët dhe përcaktimi i afateve për realizimin e objektivave të përbashkëta; të ndryshme”, thonë nga BDI.

Ata shtojnë se agjenda mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozim të pjesëmarrësve.

BDI gjithashtu propozon formatin që kryetarët e partive të marrin pjesë me dy bashkëpunëtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat