Filipçe për vaksinën e Rusisë: Ende është herët të marrim qëndrim - Bota Sot
Filipçe për vaksinën e Rusisë: Ende është herët të marrim qëndrim

Maqedonia

Filipçe për vaksinën e Rusisë: Ende është herët të marrim qëndrim

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:31
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në pyetjen e gazetarit se çfarë mendon për vaksinën ruse kundër COVID-19 dhe nëse si një vend do të aplikonim për përdorimin e tij.

Ai deklaroi se si ministri ata ende nuk kanë informacion të mjaftueshëm për përdorimin dhe efektivitetin e tij.

“Ne nuk e dimë se sa është në fazën e përgatitjes, por një pjesë e anëtarëve të sektorit që merret me imunizim në Ministrinë e Shëndetësisë tashmë ka ndërmarrë veprime, për atë se për çfarë lloj vaksine bëhet fjalë.

Ata gjithashtu janë në proces të zhvillimit të vaksinave për afro 100 kompani në mbarë botën që po punojnë mbi të. Ende nuk kemi qëndrim mbi vaksinën ruse”, tha Filipçe për “Sitel”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat