19 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

Maqedonia

19 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:08
Marrveshja e Ohrit

19 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, partitë politike me vlerësime të ndryshme rreth kësaj dokumentit që i dha fund konfliktit të armatosur të 2001-shit. Aleanca për Shqiptarët vlerëson barazia etnike, përfaqësimi adekuat e as decentralizimi nuk janë realizuar tërësisht dhe pret që këto siç i quan devijime të sanohen me një marrëveshje të re politike.

“Ligji i gjuhës kur u soll, megjithatë ai ligj paraqitet si defekt i cili duhet në të ardhmen të korrigjohet nga emërtimi statistikor 20% në ligj të gjuhës shqipe. Mosfunksionimi i Badenterit në disa aspekte, siç ka qenë në gjykata dhe në nivel qendror- deklaroi Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.

Alternativa konsideron se marrëveshja kornizë është kapitull i pambaruar.

“Për fat të keq pas 19 vitesh qeverisje të BDI-së, kemi 19 vite të mospërmbylljes së një kapitulli të quajtur “Marrëveshja Kornizë e Ohrit”. Prandaj konsiderojmë se kjo marrëveshje kishte një fillim të mbarë, por për fat të keq një pafundësi të turpshme- pohoi Skender Rexhepi, Alternativa.

Sipas VMRO DPMNE-së me marrëveshjen nuk është përmirësuar jeta e qytetarëve.

“Jo vetëm që gjatë viteve të kaluara nuk u përmirësua cilësia e jetës së shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë por fatkeqësisht standardi u ul, nuk u u hapën vende të reja, nuk pati investime, nuk u ofrua jetë më e mirë, dhe për këtë fajtor është Zoran Zaev dhe LSDM-ja- tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Ndryshe nga partitë e tjera për BDI-në pjesa normative e marrëveshjes është realizuar, mbetet të zbatohet.

“Vetë përmbyllja e pjesës normative është një punë e jashtëzakonshme dhe historike, me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, por sigurisht që ka aq shumë punë që të zbatohet në frymë e në germë Ligji për përdorimin e gjuhëve, por kjo është përgjegjësi më e institucioneve- pohoi Ali Ahmeti, BDI.

Ambasadorja amerikane në vend, Kejt Bërns tha se marrëveshja i dha fund ndarjeve etnike dhe se pret bashkëpunim për rritjen e kohezionit social dhe mirëkuptimi ndër-etnik.

Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të përgjakshëm vendosi bazat për konsolidimin e Maqedonisë së Veriut si shtet të së drejtës. Pakti u arrit pas bisedimeve të gjata mes liderëve të katër partive të atëhershme politike, Lubço Gjeorgjievski, Branko Cërvenkovski, Arbën Xhaferi, Imer Imeri, të cilët paraprakisht kishin marrë edhe pëlqimin e liderit të UCK-së, Ali Ahmeti. U ndërmjetësua nga përfaqësuesi i BE-së, Fransoa Leotard dhe ai i SHBA-ve, Xhejms Perdju.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat