Pacienti më i moshuar që ka fituar betejën me coronavirus në Maqedoni është një 89-vjeçar - Bota Sot
Pacienti më i moshuar që ka fituar betejën me coronavirus në Maqedoni është një 89-vjeçar

Maqedonia

Pacienti më i moshuar që ka fituar betejën me coronavirus në Maqedoni është një 89-vjeçar

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:08
Foto Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se A.A. është 89 vjeç dhe është pacienti më i moshuar që ka fituar betejën me coronavirusin.

“Djali i tij na informoi se ai tani është në gjendje të mirë falë përkushtimit të mjekëve në spitalin e Manastirit. Andoni është një burrë trim me një dëshirë për të jetuar. I uroj shëndet të mirë dhe shumë ditë të tjera me të dashurit e tij”, ka shkruar Filipce në profilin e tij në Facebook.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni sot informoi se në 24 orët e fundit janë realizuar 1848 testime për coronavirus, prej të cilëve 141 kanë rezultuar pozitiv. Po ashtu u regjistruan edhe dy viktima, ndërsa janë regjistruar 175 pacientë të shëruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat