Nga LSDM dhe BDI konfirmojnë se ka përparim në bisedimet për arritjen e koalicionit - Bota Sot
Nga LSDM dhe BDI konfirmojnë se ka përparim në bisedimet për arritjen e koalicionit

Maqedonia

Nga LSDM dhe BDI konfirmojnë se ka përparim në bisedimet për arritjen e koalicionit

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:28
LSDM dhe BDI

Ka bazë të mirë për përparim në negociatat ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së.

Mbaroi takimi i punës midis kryetarëve të LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dhe sekretarëve të përgjithshëm të partive Ljupço Nikollovski dhe Artan Grubi.

Në deklaratën e përbashkët nga të dyja palët thuhet se takimi ishte produktiv dhe vendosi bazën për përparimin që çon në një marrëveshje koalicioni.

“Takimi tre-orësh konstruktiv dhe prodhues hodhi bazat për përparimin që çon në një marrëveshje koalicioni për një qeveri të re, evropiane të përkushtuar për integrimin evropian, ekonominë, barazinë dhe sundimin e ligjit. Bisedimet midis dy partive do të vazhdojnë gjatë fundjavës në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm”, thonë nga LSDM dhe BDI.

Takimi u zhvillua pas dhënies së mandatit Zaevit. Ai tani ka 20 ditë për të formuar shumicën parlamentare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat