​Zaev-Ahmeti: Baza të mira drejt qeverisë së re - Bota Sot
​Zaev-Ahmeti: Baza të mira drejt qeverisë së re

Maqedonia

​Zaev-Ahmeti: Baza të mira drejt qeverisë së re

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:45
Zaev-Ahmeti

​Zaev-Ahmeti: Baza të mira drejt qeverisë së re

E ENJTE, 13 GUSHT 2020 20:39 | KOSOVAPRESS

Pas marrjes së mandatit, kreu socialdemokrat Zaev pati takim tre-orësh me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, në të cilin morën pjesë edhe sekretarët partiak.

BDI përmes një komunikate të përbashkët njoftoi se kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti dhe kryetari i LSDM- së, Zoran Zaev zhvilluan takim pune në atmosferë konstruktive dhe konstatuan se ekzistojnë baza të mira për përparim.

“Në takimin konstruktiv dhe produktiv janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re evropiane, e përkushtuar në integrimet evropiane, në ekonomi, barazi dhe në sundimin e ligjit.”, thuhet në komunikatë.

Bisedimet mes dy partive do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në nivel të sekretarëve partiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat