LAMM: Do të asfaltohet rruga Galiçnik – Mavrovë - Bota Sot
LAMM: Do të asfaltohet rruga Galiçnik – Mavrovë

Maqedonia

LAMM: Do të asfaltohet rruga Galiçnik – Mavrovë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

NP Rrugët e Maqedonisë dega Shkup duke filluar prej nesër do të zbatojë punime ndërtimore në rrugë (asfaltim) të rrugës rajonale P-2238 fshati Galiçnik – Mavrovë.

Nga LAMM informojnë se asfaltimi do të zhvillohet në drejtim nga fshati Galiçnik drejt Mavrovës. Punët do të zhvillohen çdo ditë pune dhe gjatë fundjavave në periudhë prej orës 10:00 – 16:00, me çka dhe komunikacioni do të ndërpritet.

Nga atje informojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat