Maqedoni: Qarkullimi në industri është zvogëluar për 17.5 për qind

Maqedonia

Maqedoni: Qarkullimi në industri është zvogëluar për 17.5 për qind

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 15:00
Foto Ilustrim

Qarkullimi në industri në periudhën janar-qershor të vitit 2020 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shënon ulje prej 17,5 për qind, tregon statistika. Për 5,6 për qind është ulur qarkullimi në qershor të vitit 2020 në krahasim me qershorin e vitit 2019, ndërsa në krahasim me majin e vitit 2020 është rritur për 37,7 për qind.

Sipas Entit shtetëror për statistikë, qarkullimi i përgjithshëm në industri në qershor të vitit 2020 në krahasim me qershorin e vitit 2019 shënon ulje tek Prodhimet intermediare, përveç energjia për 3,1 për qind, ndërsa ulje shënon tek Prodhimet kapitale për 12,1 për qind, Prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 10,3 dhe prodhimet jo të përhershme për konsum të gjerë për 4,1 për qind.

Qarkullimi në industrinë e tregut vendor në qershor të vitit 2020 në krahasim me vitin 2019 është rritur për 3,9 për qind. Rritje ka tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 21,3 për qind, ndërsa ulje tek Prodhimet kapitale për 34,2 për qind, prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 20,9 për qind dhe Prodhimet jo të përhershme për konsum të gjerë për 1,8 për qind.

Qarkullim në industrinë e tregut vendor në qershor të vitit 2020 në krahasim me majin e vitit 2020 ka rritje prej 15,6 për qind, ndërsa në periudhën janar-qershor të vitit 2020 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 është ulur për 3,3 për qind.

Qarkullimi në industrinë e tregjeve të huaja në qershor të vitit 2020 në krahasim me qershorin e vitit 2019 është ulur për 7,8 për qind dhe sipas grupeve kryesore industriale shënon ulje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 2,7 për qind, Prodhimet kapitale për 11,7, prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 3,1 për qind dhe Prodhimet jo të përhershme për konsum të gjerë për 3,6 për qind.

Qarkullimi në industrinë e tregjeve të huaja në qershor të vitit 2020 në krahasim me majin e vitit 2020 është rritur për 47,9 për qind, ndërsa në periudhën janar-qershor të vitit 2020 në krahasim me periudhën e njëjtë shënon ulje prej 21,3 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat