Temperaturat e larta rikthejnë zjarret në Tetovë

Maqedonia

Temperaturat e larta rikthejnë zjarret në Tetovë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Temperaturat e verës kanë kthyer zjarret nëpër fusha dhe male, të shkaktuara, më së shumti, nga banorët që pastrojnë arat e tyre dhe ata që lëvizin nëpër pyje. Numri i zjarreve i cili vitin e shkuar kaloi shifrën prej 200, sivjet është dyfishuar, thotë komandanti i Njësisë territoriale kundër zjarrit në Tetovë.

Nga policia e Tetovës, rikujtojnë qytetarët se për shkaktim të zjarrit dhe varësisht nga dëmi i shkaktuar, dënimet përveç në para, mund të shkojnë edhe deri në pesë vite burg.

“Shumica e këtyre zjarreve në intervenimet tona, paraqitet në sipërfaqe të hapura apo në natyrë. Në paraqitjen e zjarreve, si shkaktar i tyre është numër një faktori njeri. Shfrytëzoj rastin të apeloj deri tek bujqit që të jenë shumë të kujdesshëm, dhe mos të ndezin zjarre në natyrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat