Deputeti i ri nga radhët e BDI-së do të jetë Bedri Fazliu

Maqedonia

Deputeti i ri nga radhët e BDI-së do të jetë Bedri Fazliu

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 21:36
BDI

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut seancën e ardhshme duhet ta konstatojë dorëheqjen e deputetit nga radhët e BDI-së, Florin Besimi.

Ai dha dorëheqje nga mandati i deputetit për të shmangur konflikt interesi gjatë votimit për vëllain e tij Fatmir Besimi i cili është propozuar për ministër të Financave.

Vendin e deputetit do të merr Bedri Fazliu, i cili është deputeti i ardhshëm nga radhët e BDI-së në njësinë zgjedhore numër 6.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në afat prej tre ditësh pas dorëheqjes duhet ta njoftojë Fazliun për fitmin e mandatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat