Regjistrohen 426 shkelje të masës për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Maqedonia

Regjistrohen 426 shkelje të masës për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 10:25
Foto Ilustrim

Nga MPB informojnë se dje mbrëmë janë regjistruar 426 shkelje të masës për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Gjatë natës së kaluar (24/25.08.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me masën për mos mbrojtje të maskës mbrojtëse janë regjistruar 426 vepra penale”, thonë nga MPB.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për ballafaqim me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat