Policia jep detaje për kamionët e djegur në Shkup

Maqedonia

Policia jep detaje për kamionët e djegur në Shkup

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 13:57

Ministria e Brendshme jep detaje në lidhje me incidentin e djeshëm ku tre kamionë u përfshinë nga zjarri në Shkup.

“Më 26 gusht 2020, në orën 11:30, është raportuar se në Shkup, në rrugën Aleksandar Urdareski, në një parking kamionësh, u përfshinë nga zjarri tre kamionë me gjysmë rimorkio, njëra prej të cilave ishte i zbrazët, dy të ngarkuara me lesh dhe një gjysmë rimorkio kabinë. Nga zjarri në parcelën fqinjë janë djegur dy gjysmë rimorkio dhe katër frigoriferë gjysmë rimorkio. Zjarri ishte lokalizuar nga Brigada e Zjarrfikësve. Inspektimi është duke u zhvilluar nga një ekip policor nga SPB- Shkup”, thonë nga Ministria e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat