Snopçe: Nuk do të votojmë për Qeverinë

Maqedonia

Snopçe: Nuk do të votojmë për Qeverinë

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 17:41
Deputeti Snopçe

“Për qeverinë sigurisht se nuk do të votojmë, megjithatë nëse ka argumente të mëdha dhe të reja nga ana e mandatarit mund të ndryshojmë mendje, megjithatë nuk besoj. Përvoja e deritanishme thotë se kjo nuk mund të ndodhë, deklaroi deputeti Halil Snopçe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit i cili po debaton për zgjedhjen e qeverisë së re të mandatarit Zoran Zaev.

Deputeti Snopçe vlerëson se nuk do të realizohen mbi 90 për qind e pikave në programin qeveritar për të cilin potencohet se kanë pasur vetëm dy ditë për përgatitje për debat.

“Kishim mundësi që vetëm dy ditë ta lexojmë programin e propozuar nga ana e mandatarit. Nuk e di a mjafton sepse programi është i gjerë. Ka një numër të madh pikash. Me përgjegjësi të plotë dhe me të gjithë modestinë time them se nuk ka shanse që të realizohen mbi 90 për qind e pikave të propozuara në program. Të kishim vetëm dy ditë mundësi që të përgatiteshim, do t’i shënoja pikë për pikë të gjitha mbi 90 për qind të pikave të cilat nuk do të realizohen asnjëherë. Ne sa mundëm të përgatitemi për sot, do t’i shfaqim të gjitha vërejtjet tona, do t’i shfaqim pikat për të cilat vlerësojmë se nuk janë të mundshme që të realizohen dhe t’i potencojmë pikat të cilat nuk janë vendosur, ndërsa do të duhej të vendosen në program”, tha Snopçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat