OBRM-PDUKM kërkon nga Qeveria çerdhe falas dhe ushqim në shkolla

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon nga Qeveria çerdhe falas dhe ushqim në shkolla

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 12:49
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM i propozoi Qeverisë plan dhe masa për t’ia lehtësuar barën financaire prindërve dhe të rinjve të cilët ndodhen në varfëri.

“Duket se Qeveria nuk ka strategji për fillimin e arsimit dhe procesit arsimor në shkollat fillore, të mesme dhe arsimin e lartë, as plan për punën në çerdhe”, shprehen nga OBRM-PDUKM,.

Ata shtojnë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka plan për mësim online dhe as ka siguruar kushte të mira për fëmijët që fizikisht do të mësojnë, kurse çerdhet, sipas kësaj partie, janë me kapacitete të mbushura dhe ka rrezik se një pjesë më e madhe e prindërve nuk do t’i mund të çojnë fëmijët në çerdhe.

Sipas Velika Stojkova, deputete e kësaj partie, OBRM-PDUKM propozon që studentët të mos paguajnë participimin për këtë vit dhe me këtë masë përfshihen 20 mijë studentë. Masa e dytë është ushqimi falas në shkolla për të gjithë nxënësit dhe masa e tretë është për çerdhet, përkatësisht të jenë falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat