Akuza ndaj Komunës së Tetovës për ndryshim të planit detal urban në të mirë të një afaristi malazez, arsyetohet këshilli

Maqedonia

Akuza ndaj Komunës së Tetovës për ndryshim të planit detal urban në të mirë të një afaristi malazez, arsyetohet këshilli

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Opozita sërish ka drejtuar akuza ndaj qeverisë dhe komunës së Tetovës lidhur me ndryshimin e planit detal urbanistik që ka të bëj me bllokun 57, apo ish fabrikën Shik Jellakun, ku për dallim prej planit të vjetër tani kthehet në bllok urban për ndërtimin e banesave. Sipas planit të ri, pjesa e mbetur e ish Shik Jellakut, tani i takon firmës “Daka”, të biznesmenit malazez, Miodrag Daka Davidoviq, i cili dëgjohej në përgjimet e publikuara para zgjedhjeve, pikërisht për pjesën e mbetur të Shik Jellakut.

“Disa ditë pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit, në mënyrë kriminale ndryshohet plani detal urbanistik me të cilin mundësohet fitim prej më shumë se 200 milion euro, apo afër 120 mijë metra katrorë për objekt, prej të cilëve diku rreth 60 mijë metra katrorë janë hapësirë ​​tregtare dhe afariste, dhe 20 mijë metra katrorë janë objekte rezidenciale…Këtë biznesmen e kemi dëgjuar gjatë fushatës zgjedhore duke përmendur provizione prej disa qindra mijëra eurosh…”, deklaroi Hristijan Mickovski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Reagimin e opozitës, kryeministri Zaev e ka quajtur shprehje të frustrim për humbjen e zgjedhjeve. Sipas tij ndryshimi i pronësisë për këtë vend është bërë në vitin 2015 në kohën e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së. Zaev tha se është mirë që në Tetovë do të ketë ndërtimet jashtë pjesës qendrore të qytetit.

“Besoj se të gjitha komunat do të vazhdojnë të miratojnë sa më shumë plande detale urbanistike. Këshillat komunat, prefektët dhe Ministria e Transportit janë që të miratojnë mes tjerash edhe plane për zhvillimin e komunave… Edhe një herë e thekson se pronësia dhe gjithçka tjetër lidhur me këtë investitor është bërë gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Nga Këshilli Komunal i Tetovës jo zyrtarisht thonë se plani është miratuar në seancën 31 gushtit me votat e të gjithë këshilltarëve, dhe se e gjithë procedura ka qenë ligjore. Plani më pas është aprovuar edhe nga Ministria e Transportit brenda shtatë ditësh. Procedura lidhur me pronën filloi më 25 dhjetor të vitit 2018 në mbledhje të Qeverisë, dhe mbledhjet e datës 15 janar dhe 7 shkurt, kur vendosi që t`i ofrohet pjesa e mbetur e Shik Jellakut, tanimë pronarit të një pjese të tij, firmës Daka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat