Zaev për thirrjet kundër shqiptarëve: Ju bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të veprojnë në lidhje me rastin e djeshëm

Maqedonia

Zaev për thirrjet kundër shqiptarëve: Ju bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të veprojnë në lidhje me rastin e djeshëm

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 15:48
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev thotë se mbledhjen e sotme qeveritare është diskutuar për incidentin e fundit ku ka pasur gjuhë të urrejtjes nga një tifo-grupi në sheshin ‘Maqedonia në Shkup dhe se Qeveria ka konkluduar që të dënojë thirrjet të cilat nxisin urrejtje në bazë etnike.

“Qeveria u informua se MPB po ndërmerr aktivitete për zbardhjen e veprës penale, dhe për këtë opinioni do të informohet. Ju bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të veprojë në kuadër të kompetencave të tyre dhe të veprojë për rastin e djeshëm të gjuhës së urrejtjes në shesh”, shkruan Zaev.

Ai ju bën thirrje tifogrupeve dhe gjithë qytetarëve të mos nxisin urrejtje apo dhunë në bazë racore, etnike dhe fetare dhe se kjo vepër është e dënueshme Kodit Penal.

“Institucionet nuk duhet të tolerojnë asnjë nxitje të urrejtjes dhe dhunës në bazë të përkatësisë racore, kombëtare, gjinore, seksuale, fetare etj”, thuhet në reagimin e kryeministrit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat