Regjistrohen 533 shkelje të masës për mbajtjen e maskës në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 533 shkelje të masës për mbajtjen e maskës në Maqedoni

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 10:20
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit (17/18.09.2020) janë regjistruar 533 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës.

MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat