Nuk kthehen në punë të gjithë të sëmurët kronikë në Maqedoni, vlerësimin e bën mjeku specialist

Maqedonia

Nuk kthehen në punë të gjithë të sëmurët kronikë në Maqedoni, vlerësimin e bën mjeku specialist

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:07
Foto Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për masat qeveritare ku përfshihet kthimi i të sëmurëve kronikë në punë thotë se masat janë vlerësuar mirë dhe janë analizuar para se të miratohen.

“Nuk kthehen të gjithë të sëmurë kronikë në punë, por mjeku specialist vlerëson se kush do të shkojë në punë, e kush jo. Jo vetëm atij që i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, por edhe pacienti i cili është në fazë sëmundje dhe ka një diagnozë kronike me shifër dhe duhet të mbrohet në gjashtë muajt e ardhshëm”, tha Filipçe.

Ai tha se nuk është e vërtetë se të gjithë të sëmurët kronikë kthehen në punë.

“kthehen më punë ata që mund të punojnë sipas vlerësimit paraprak nga mjeku specialist”, deklaroi Filipçe.

Ndryshe, deri më 23 shtator pacientët duhet ta vizitojnë mjekun specialist për ta marrë vërtetimin nëse janë të gatshëm për punë apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat