Cakaj takon Zaevin: Maqedonia e Veriut, do ta mbështesë Shqipërinë për anëtarësim në Këshill të Sigurimit

Maqedonia

Cakaj takon Zaevin: Maqedonia e Veriut, do ta mbështesë Shqipërinë për anëtarësim në Këshill të Sigurimit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:11
Pamje nga takimi

Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Çështje të Evropës i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Folëm hollësisht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare dhe rëndësinë e punës së përbashkët për përparimin e mëtejmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, është shprehur Cakaj.

“Lidhur me zhvillimet në rajon, mes tjerash, theksova se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme në procesin e bisedimeve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që përfshin njohjen e ndërsjellë”.

“Ndërkohë, një lajm tjetër i mirë nga kjo vizitë: Maqedonia e Veriut, do ta mbështesë Shqipërinë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit 2022-2023”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat