Prokuroria: Në incizime nuk vërejmë Mickoskin në fitnes

Maqedonia

Prokuroria: Në incizime nuk vërejmë Mickoskin në fitnes

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:22
Foto Ilustrim

Prokuroria Themelore e Shkupit pas zbatimit të kontrolleve të detajuara, u shpreh se nuk ka për veprim prokurorial për rastin ‘Fitnesi’, që kishte të bëjë me videot e publikuara ku shihet se kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski viziton fitnesin në kohën kur këto ishin të mbyllura nga Qeveria.

“PTHP dha urdhër për sigurimin e videove dhe ekspertimin e pajisjeve që mbajnë videot e kamerave në fitnes. Në të njëjtën kohë janë pyetur disa persona në cilësinë e dëshmitarëve. Analizë ishte materiali i plotë që u sigurua nga SPB Shkup e që u morr nga subjekti ekonomik në periudhën në fjalë”, njoftojnë nga PTHP.

Sipas tyre, në video incizime nuk janë vërejtur personat dhe se nga ekspertiza e pajisjeve është konkluduar se videot nuk janë manipuluar.

Në fund PTHP shton se pas dokumentimit të materialit, prokurori publik vërtetoi se në rastin konkret nuk ka dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale.

Ndryshe, gjatë muajit prill u publikuan video në të cilat shihet se si Micokski shkon në fites gjatë kohës kur fitneset ishin të mbyllura për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat