Bogoevski: Xhaferi me mosveprimin e tij, vepron në interes të Trajko Veljanoskit

Maqedonia

Bogoevski: Xhaferi me mosveprimin e tij, vepron në interes të Trajko Veljanoskit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:04
Pavle Bogoevski

Ish-deputeti Pavle Bogoevski në ‘Facebook’ shkroi se kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, është thirrur nga mbrojtja e Trajko Veljanoski për të dëshmuar në favor të të akuzuarit për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

“Talat Xhaferi, për shkak të agjendës së punës, nuk mundej të merr pjesë në seancën e sotme kundër Veljanoskit dhe për organizatorët tjerë të 27 prillit. Seanca e ardhshme është caktuar më 27 prill dhe shpresoj se atëherë nuk do të del edhe një takim”, thotë Bogoevski.

Ai thotë se Xhaferi është propozuar si dëshmitar nga mbrojtja e Veljaonvskit dhe se me mosvperimin e tij, ai vepron në interes të paraardhësit të tij.

Ndryshe, sot Xhaferi ishte i thirrët si dëshmitar në Gjykatën Penale për rastin e 27 prillit por nuk u paraqit në jgykatë.

Krahas Veljaovskit, të akuzuar në këtë rast janë Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanosovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat