Prindërit e fëmijëve, të indinjuar, Shllaku: Vendimi i qeverisë, i gabuar

Maqedonia

Prindërit e fëmijëve, të indinjuar, Shllaku: Vendimi i qeverisë, i gabuar

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:14
Foto Ilustrim

5 ditë nga data kur prindërit duhet të rikthehen në punë, nga Qeveria nuk ka ndonjë sinjal pozitiv se rikthimi në punë mund të shtyhet pas 23 shtatorit. Prindërit me fëmijë të vegjël këmbëngulin se qeveria duhet të shfuqizojë vendimin pasi është në kundërshtim me vendimet e mëparshme që janë sjellë për mbrojtje nga COVID-19.

Fëmijët deri në moshën 10 vjeç nuk mund të jenë në gjendje që të ndjekin mësimin online, pa prezencën e njërit prej prindërve. Unë kërkoj nga Qeveria që të rishikoje edhe njëherë vendimin e marrë më 14 shtator. Është shumë rëndë për ta menaxhuar krejt situatën, pasi fëmijët mbeten pa asnjëfarë kujdesi dhe pa përkrahje – tha Arlinda Shllaku- nënë e dy fëmijëve.

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se po vihet në rrezik shëndeti i fëmijëve. Ky vendim siç thonë, i ka vendosur prindërit në pozitë të palakmueshme, atë për të siguruar mbijetesën dhe frikën për shëndetin e të vegjëlve.

Sistemi jonë arsimor edhe ashtu i brishtë mos të them i shkatërruar, vështirë do t’ju dalë krah fëmijëve, prindërve, por dhe arsim dhënësve në këto kushte pandemie! Mes tjerash, në situatë të palakueshme do të gjenden prindërit dhe nënat që janë në marrëdhënie pune dhe që kanë më shumë fëmijë dhe njeri ndjek mësimin online, ndërsa tjetri duhet të jetë në shkollë. E nga ana tjetër mos të harrojmë kushtet ekonomike të familjeve për t’i siguruar mjete për mësimin online – u shpreh Bujare Abazi, nënkryetare e ASH.

Nga VMRO-DPMNE thonë se mbeten në qëndrim se qeveria merr vendime kontradiktore dhe prindërve u shkakton kaos.

Dhuna e Qeverisë ndaj qytetarëve është e pamëshirshme. Mos-koordinimi bën që prindërve të fëmijëve të moshës para shkollorë dhe atyre deri në moshën 10 vjeç, në vend se t’u ndihmojë, ju krijon kaos. Në të njëjtën Qeveri sillen vendime kontradiktore me vendimet e disa ministrive të caktuara, si të asaj për Arsim dhe Shkencë, të Shëndetësisë dhe për Punë dhe Politikë Sociale – tha Eli Panova – VMRO-DPMNE.

Ministrja e Arsimit, Milla Carvoska, tha sot se po shqyrtohet mundësia që fëmijët të marrin kujdes edhe pas përfundimit të mësimit, pra për rikthimin e qëndrimit tërë ditor, megjithatë shtoi se ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat